​Prezantohet skema e re e asistencës sociale, synohet barazia dhe rritja e punësimit

Kryeministri Albin Kurti dhe Ministri i Financave, Hekuran Murati sot morën pjesë në konferencën për shënimin e fillimit të pilotimit të skemës për reformën e asistencës sociale në Kosovë.

Në fjalën e tij, Kurti tha kjo skemë është dizajnuar nga Ministria e Financave dhe Banka Botërorë, e cila, sipas tij, siguron barazi për të gjithë dhe nxit punësimin.

Kurti tha se kjo skemë bën vlerëim të varfërisë për çdo familje dhe si e tillë siguron që familjet me kushte jo të mira do të mbështeten nga Qeveria.

I pari i Qeverisë gjithashu u bëri thirrje familjeve me të ardhura më pak se 100 euro për anëtar në muaj që të aplikojnë që të bëhen pjesë e pilotimit në E-Kosova.

“Ministria e Financave së bashku me Bankën Botërore kanë dizajnuar një skemë të re të asistencës sociale e cila bazohet në test të varfërisë, siguronë barazi të plotë për të gjithë dhe nxit punësimin. Kjo skemë bën vlerësim të varfërisë për secilën familje dhe siguron që ato familje të cilat janë varfëra do të mbështeten nga Qeveria pa marrë parasysh moshën e fëmijës. Skema e re gjitashtu është e ndërtuar mbi nxitjet e duhura mbi mekanizma të cilët sigurojnë aktivizim të përfituesve të skemës në tregun dhe punësimin formal të tyre. Qysh nga ky moment secila familje në republikën tonë e cila ka të ardhura më të ulta se 100 euro për anëtar për muaj mund të qaset në E-Kosova dhe të aplikojë për t’u bërë pjesë e pilotimit të skemës së reformuar të asistencës sociale”, tha Kurti.

Derisa, Ministri Murati bëri të ditur se kanë dizajnuar një skemë tjetër që nuk do të jetë diskriminuese.

“Mënyra qysh është dizajnu mekanizmi i trajton anëtarët e familjes si anëtar që mund të punojnë ose që nuk mund të punojnë. Ajo kategori janë: Personat të cilët mund të jenë prind të vetëm dhe kanë fëmijë nën 18 vjeq, personat me aftësi të kufizuara, ata që kujdesen për personat me aftësi të kufizuara, gratë gjatë shtatzanisë, njëri nga prindërit që përkujdeset për fëmijën do të trajtohen si persona që janë në kërkim për një vend pune dhe do t’u ofrohen trajnime dhe vende pune që këto familje të mos mbeten vetëm me asistencë sociale”, ka thënë Murati.

Ai tutje bëri të ditur se si do të funksionojë skema e re.

“Sa i përket skemës së re apo pilotimit të ri është i hapur që sot dhe mund të qaseni përmes E-Kosovës dhe të plotësoni të dhënat për familjen dhe të dhënat merren dhe përpunohen nga komisioni. Pas aplikimit për asistencë sociale, aplikimi kalon në disa faza dhe fillimisht është testi i varfërisë. Pas testit të të ardhurave vjen edhe testi i pasurisë, pas kësaj është edhe testi i mjeteve financiare të përafërta, pastaj vjen edhe tek vizitat në terren që do të bëhen nga anëtarët e QPS-ve dhe pastaj bëhet verifikimi”, tha Murati. /KosovaPress/

Read Previous

Dr. Faik Asllani: Infarkti akut po atakon edhe moshat e reja

Read Next

Gjermani: Rritet shkalla e krimit kundër politikanëve