Ambasadori Weidinger: Austria mbështet Kosovën në udhëtimin e saj drejt BE-së

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot pati takim virtual me ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger dhe atasheun në ambasadën austriake,  Martin Schaller.

Sipas një njoftimi për media thuhet se ambasadori Weidinger e përgëzoi Kurtin për detyrën dhe përgjegjësitë e reja.

Ai potencoi që Austria do të vazhdojë të mbështesë Qeverinë e Republikës së Kosovës, sikurse dhe popullin e Kosovës, në udhëtimin e saj drejt Bashkimit Evropian.

Siç thuhet tutje në njoftim ai veçoi fushën  e arsimit të lartë dhe atë të investimeve direkte si pika kryesore të bashkëpunimit mes dy vendeve.

Ndërkaq, Kurti e falënderoi ambasadorin Weidinger për urimin, dhe shprehu vullnetin dhe gatishmërinë për shtimin dhe thellimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit në mes Kosovës dhe Austrisë.

Read Previous

Sigurohen 1 milion vaksina kineze, Rama nga Turqia: Sot do mbërrijnë në Rinas 192 mijë

Read Next

Kurti takon deputeten Vjosa Osmani, i referohet si “presidente në ardhje”