Dy persona, shtetas të Maqedonisë, janë arrestuar nga policia kufitare nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “mashtrim”.
Siç mëson Gazeta Sinjali nga burimet e saj, të dyshuarit nën pretendimin se po mblidhnin para për bamirësi, ia kanë vjedhur një personit 1 mijë e 750 euro.
Të dyshuarit janë verifikuar përmes kamerave të sigurisë.
Kurse, policia ka arritur që nga totali i parave të vjedhura, t’ia konfiskojë të dyshuarve 1 mijë e 400 euro dhe t’ia kthejë viktimës../Gazeta Sinjali