Vritet në Londër 21 vjeçari shqiptar

21-vjeçari shqiptar, Renato Geci u qëllua për vdekje me thikë nga një 31-vjeçar në Londër. Autoritetet angleze kanë vënë në pranga për autorit të dyshuar edhe një grua, e cila akuzohet se e ndihmoi.

Mediat angleze shkruajnë se Renato Geci u sulmua gjatë një përleshje në Granville Avenue, Hounslow rreth orës 3.20 të mëngjesit të së hënës.

Policia u njoftua dhe e gjeti 21-vjeçarin dhe një tjetër të ri shqiptar, gjithashtu në të njëzeta, të plagosur me thikë. Geci vdekjen ndërkohë që i riu tjetër, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur arriti të shpëtojë.

Njëri për fqinjëve ka deklaruar se ngjarja ishte shumë tronditëse. “Dëgjuam të bërtitura. Të gjithë banorët po më pyesin se çfarë ka ndodhur”, rrëfeu ai. /Telegrafi/

Read Previous

KEDS njofton për ndërprerje të rrymës në disa qytete, ndër ta Gjakova

Read Next

Faruk Xharra, frizeri 74 vjeçar, profesion i trashëguar ndër breza