Putin nënshkruan dekretin që lejon përdorimin e pronës amerikane në Rusi si kompensim

Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi të enjten një dekret që lejon përdorimin e pronës amerikane në Rusi si kompensim për dëmet e shkaktuara nga sekuestrimi i pronës ruse në SHBA.

Dekreti që përmban dispozitën përkatëse u publikua në portalin qeveritar, i cili udhëzoi qeverinë e vendit të vendoste një procedurë të veçantë për kompensimin e dëmit të shkaktuar ndaj Rusisë dhe Bankës së saj Qendrore nga qeveria amerikane ose vendimet gjyqësore.

“Qeveria e Federatës Ruse, brenda një periudhe katërmujore, siguron futjen e ndryshimeve në legjislacionin e Federatës Ruse që synojnë zbatimin e këtij dekreti”, thuhet më tej në dokument./21Media

Read Previous

BQK: Asnjë bankë s’mund të veprojë pa licencën tonë

Read Next

Bie numri i emigrantëve që kalojnë kufirin SHBA – Meksikë