Marrëveshja Macron-Scholz: Ukraina duhet të jetë në gjendje të sulmojë bazat në Rusi

Për të ilustruar pikën e kthesës, presidenti francez Emmanuel Macron kishte përgatitur edhe një hartë të kufirit midis Ukrainës dhe Rusisë.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me kancelarin gjerman Olaf Scholz pas takimit ndërministror franko-gjerman, kreu i Elysee u tregoi gazetarëve bazat nga nisin sulmet kundër Ukrainës.

Sulme këto, të cilat shpesh fshihen pas kufirit, pikërisht në territorin rus.

“Ne mendojmë se duhet të lejojmë (ukrainasit) të neutralizojnë pikat nga të cilat lëshohen raketat dhe bazat nga të cilat Ukraina sulmohet në thelb”, ka theksuar Macron.

Presidenti francez ka shtuar se “nuk duhet të lejojmë” Kievin “të godasë objektiva të tjera përveç atyre, sigurisht që nënkuptoj objektiva civile apo objektiva të tjera ushtarake”.

Por ndërkohë, lejimi i qartë nga presidenti francez i propozimit të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, për të rishqyrtuar kufizimet ndaj sulmeve ukrainase, duke përfshirë edhe armët e NATO-s në territorin rus, e ka detyruar kancelarin gjerman të marrë një pozicion.

Me gjithë maturinë leksikore proverbiale Scholziane, arriti në një mënyrë po aq të qartë.

Kancelari gjerman ka sjell në vëmendje Kartën e Kombeve të Bashkuara që garanton të drejtën për vetëmbrojtje për çdo vend anëtar.

Pra, Ukraina është “sulmuar dhe ka të drejtë të mbrohet”.

Fjalë që i bëjnë jehonë atyre të Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell.

Shefi i Punëve të Jashtme Evropiane ka sjell në vëmendje gjithashtu kushtetutën e OKB-së për të kujtuar të drejtën për vetëmbrojtje të një vendi të sulmuar.

Por drita jeshile nga dy peshat e rënda si Franca dhe Gjermania për sulmet e synuara ndaj pozicioneve në territorin rus është një lajm i rëndësishëm. /Albanianpost.com

Read Previous

Kongresistja Dina Titus: Kosova, partnere e besueshme

Read Next

Lautaro Martinez: Mendova të largohesha nga Inter