Borrell: Në Gaza jemi dëshmitarë të një tmerri

“Në Gaza jemi dëshmitarë të një tmerri. Dhe siç e kam thënë disa herë: një tmerr nuk mund të justifikojë tjetrin”.

Kështu ka thënë Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme, Josep Borrell, në fjalimin e tij në Forumin Schuman për Sigurinë dhe Mbrojtjen.

“Në Lindjen e Mesme rendi ndërkombëtar i bazuar në rregulla i nënshtrohet një prove të rëndë. Vendimet e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë janë të detyrueshme dhe duhet të respektohen nga të gjitha shtetet e BE-së”, ka vijuar ai.

Sipas tij, nëse kjo nuk ndodh, rendi ndërkombëtar do të jetë shumë më i dobët. /Albanianpost.com

Read Previous

Ukraina në NATO? “The Telegraph” zbulon detaje

Read Next

Gjashtë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit