Koreja e Veriut e “gjuan” me bërllok Jugun

Koreja e Veriut ka hedhur të paktën 260 tullumbace që mbanin mbeturina në Jug, duke bërë që autoritetet të paralajmërojnë banorët e saj që të qëndrojnë brenda.

Ushtria e Koresë së Jugut paralajmëroi gjithashtu publikun që të mos prekte balonat e bardha dhe qeset plastike të lidhura me to, sepse ato përmbajnë “mbeturina të ndyra”.

Balonat janë gjetur në tetë nga nëntë provincat në Korenë e Jugut dhe tani janë duke u analizuar.

Koreja e Veriut dhe ajo e Jugut kanë përdorur të dyja balona në fushatat e tyre propagandistike që nga Lufta Koreane në vitet 1950.

Ushtria e Koresë së Jugut kishte thënë më herët se po hetonte nëse kishte ndonjë fletëpalosje propagandistike të Koresë së Veriut në balona.

Incidenti i fundit vjen disa ditë pasi Koreja e Veriut tha se do të hakmerrej kundër “shpërndarjes së shpeshtë të fletëpalosjeve dhe mbeturinave të tjera” në zonat kufitare nga aktivistët në Jug.

“Grumbuj letre të mbeturinave dhe papastërti do të shpërndahen së shpejti në zonat kufitare dhe në brendësi të ROK dhe do të përjetojnë drejtpërdrejt se sa përpjekje kërkohet për t’i hequr ato,” tha zëvendësministri i mbrojtjes i Koresë së Veriut, Kim Kang Il në një deklaratë për mediat shtetërore të dielën.

Republika e Koresë ose ROK është emri zyrtar i Koresë së Jugut ndërsa Veriu quhet DPRK ose Republika Popullore Demokratike e Koresë, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Vonë të martën, banorët që jetojnë në veri të kryeqytetit të Jugut, Seul dhe në rajonin kufitar morën mesazhe me tekst nga autoritetet e tyre provinciale, duke u kërkuar atyre që të “përmbahen nga aktivitetet në natyrë”.

Atyre iu kërkua gjithashtu të paraqisnin një kallëzim në bazën ushtarake ose stacionin policor më të afërt nëse dallonin një “objekt të paidentifikuar”./Klankosova.tv

Read Previous

Atalanta kërkon Asllanin

Read Next

SHBA do të marrë pjesë në samitin e paqes në Zvicër