Mbyllet rruga Prishtinë – Pejë, në këtë kohë nuk mund të qarkulloni me vetura

Rruga Prishtinë-Pejë, përkatësisht segmenti Sllatinë-Komoran, sot do të mbyllet përkohësisht. Kështu ka bërë të ditur Minisitria e Ambientit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.


Në një komunikatë ku thuhet se në këtë pjesë të rrugës është duke u punuar për të vendosur struktura metalike e mbikalimit.

“Ju njoftojmë se në kuadër të ndërtimit të mbikalimeve për sigurinë e jetës së qytetarëve, Ministria e Ambientit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, do ta bëjë mbylljen e përkohshme të rrugës Nacionale N9, Prishtinë-Pejë, segmenti Sllatinë-Komoran, lokacioni në fshatin Korroticë e Epërme pjesa tek “Kroi i Mbretit”, pasi që në mbikalimin i cili është duke u ndërtuar do të vendoset struktura metalike e këtij mbikalimi”, thuhet në njoftim.

Mbyllja e përkohshme e segmentit në fjalë, do ta bëhet më datën 28. 03.2021, duke filluar nga ora 00.00 deri në 5.00 të mëngjesit.

Read Previous

Horoskopi ditor

Read Next

Vidhen stoli ari në vlerë 25 mijë euro në një shtëpi në Rahovec