Euro në kuotën e 100.7 lekëve

Tregu i këmbimit valutor ka shfaqur luhatje të vogla këtë të martë. Një pjesë e valutave janë futur në trend rritës, ndërkohë që euro, valuta e dytë më e përdorur në vend është stabilizuar në kuotën e 100.7 lekëve, pas edhe ndërhyrjeve të fundit të Bankës së Shqipërisë.

Në 5 muajt e parë të këtij viti, institucioni mbikëqyrës bankar bleu 80 milionë euro, duke rritur kështu kërkesën për monedhën europiane, në përpjekje për të ndaluar një rrokullisje të mundshme të saj poshtë 100 lekëve. /a2news/

Read Previous

Më 5 qershor hapet Panairi i 24-t i librit “Prishtina 2024”

Read Next

Çekia do të ndalojë përdorimin e naftës ruse