Presidentja Osmani takon sot kryetarët e komunave, flasin për sfidat e pushtetit lokal

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani do të pres sot në takim këshillin e kryetarëve në kuadër të Asociacionit të Komunave të Kosovës.

Takimi pritet të filloj nga ora 13:00.

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Agim Aliu do ta mbajë një fjalë rasti për sfidat dhe preokupimet e komunave.

Temat që do të diskutohen në këtë takim janë:

Roli i komunave në parandalimin e dhunës me bazë gjinore, roli i pushtetit lokal në zhvillimin e turizmit në Kosovë, bashkëpunimi mes presidencës dhe komunave në realizimin e projekteve dhe sfidat e komunave në qeverisjen lokale. /Reporteri.net/

Read Previous

Ambasadori italian: Serbia të sjellë para drejtësisë përgjegjësit e Banjskës

Read Next

Moti sot