Edhe pse janë afër qytetit të Gjakovës banorët e lagjes Pika e Zezë po përballen me mungesë të infrastrukturës. Halit Binakaj është njëri nga banorët e këtushëm i cili është shprehur i shqetësuar për faktin se kjo rrugë dhe të tjera në këtë pjesë nuk janë në gjendje të mirë. Në mesin e segmenteve infrastrukturore janë edhe rrugët “Gucia” dhe “Alihoxha” që nuk janë të rregulluara, nuk kanë kanalizim dhe nuk kanë ndriçim. Përveç kësaj Haliti na tha shqetësuese janë edhe këto ujëra të zeza që janë në sipërfaqe.
Banorët thanë se investimet në këtë lagje, e cila është zgjeruar me ndërtime të reja, kanë qenë fare të pakta dhe presin që kërkesat e tyre të merren parasysh. Dihet se muaj më parë kuvendi komunal ka investuar në asfaltimin e disa rrugëve në këtë pjesë të qytetit. Por kjo lagje ka një numër të konsiderueshëm të shtëpive që sipas zyrtarëve të urbanizimit shumica prej tyre nuk janë të legalizuara. Kjo ka bërë që deri më tani të mos investohet në infrastrukturë.Ndërsa sipas Drejtorit të shërbimeve publike, Shkumbin Kastrati pasi të përbmyllet qështja e legalizimeve do të investohet.
Në anën tjetër banorët janë të vetëdijshëm që shtëpitë e tyre nuk I kanë legalizuar. Ata thonë se janë të gatshëm që të kryejnë obligimet e tyre ligjore.
Ndësa sa I përket këtij kanali të ujërave të zeza, arsyeja se pse ka mbetur ende pa u rregulluar është për shkak të problemeve në ekzekutimin e projektit “ndërtimi I kolektorëve për trajtimin e ujërave të zeza”.Por këtë vit pritet të zgjidhet ky problem.
Haliti e shumë të tjera kanë 20 vite që jetojnë në këtë lagje dhe përgjatë periudhe ata janë përballur edhe me infrastrukturë të dobët të rrjetit elektrik.Edhe pamjet tregojnë se këto shtylla elektrike po vazhdojnë të paraqesin rrezik për ta. Andaj për këtë ata kanë adresuar kërkesa edhe në KEDS por që deri më sot ende nuk është intervenuar.