Homazhe për 14 dëshmorët e Shishmanit të Bokës

Data 29 mars shënon përvjetorin e 14 dëshmorëve të Shishmanit të Bokës, të cilët ranë 22 vite më parë. Kryetari i komunës, Ardian Gjini dhe bashkëpunëtorët kanë bërë homazhe në varrezat e qytetit të Gjakovës, duke vlerësuar lart kontributin e dëshmorëve për lirinë që e gëzojmë sot.

Zade Shala, nëna e dëshmorit Bujar Shala e mbanë me krenari kujtimin për djalin e saj që u flijua për atdhe.

Bashkim Lokaj që ka qenë përkrahë luftëtarëve që nga viti 1998 thotë se ndihet krenar që ka luftuar përkrahë këtyre trimave që nuk kursyen as jetën e tyre.

Gjaku i këtyre dëshmorëve është dëshmi që e meritojmë lirinë sepse kemi paguar shumë që sot ta gëzojmë, u tha ndër të tjera gjatë këtyre homazheve.

Read Previous

Shtimi i një luge sheqeri në kafen tuaj të mëngjesit mund t’ju ndihmojë të humbni peshë

Read Next

Zyrtarë të Agjencisë Kosovare të Privatizimit nesër do të dhurojnë gjak