Sveçla paralajmëron kalimin e Ligjit për Pensionim të Parakohshëm për policët

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla i ka dhënë përkrahje Policisë për ligjin e pensionimit të parakohshëm dhe atë të sigurimeve shëndetësore

Sot, në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës, drejtori i përgjithshëm i PK-së, Samedin Mehmeti së bashku me drejtuesit më të lartë të policisë, priti në takim ministrin e MPB-së, Xhelal Sveçla me bashkëpunëtorë.

Sveçla siguroi Policinë e Kosovës se do ta përkrah dhe do ta mbështesë në të gjitha format e mundshme, përfshirë përkrahjen në Ligjin për Pensionim të Parakohshëm, për Sigurimin Shëndetësor e çështje tjera që janë në interes të PK-së.

Njëkohësisht kërkoi nga PK-ja që të ngritet edhe më tej efikasiteti dhe efektiviteti në punë, performanca dhe integriteti policor, transparenca, përgjegjësia dhe llogaridhënia, rritja e bashkëpunimit me komunitetin si dhe lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Menaxhmenti i Policisë së Kosovës, u zotua se do të vazhdojë me angazhime konkrete në zbatim të ligjit, në ofrimin e sigurisë, ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike, parandalimin dhe luftimin ndaj çdo forme të krimit dhe korrupsionit.

Pas përfundimit të takimit ministri Sveçla me drejtorin e përgjithshëm Mehmeti, vizituan edhe Drejtorinë për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Fushën e Zbatimit të Ligjit./Gazeta Sinjali

Read Previous

Goli i anuluar i Ronaldos, reagon gjyqtari kryesor i ndeshjes

Read Next

Nuk gjetët në farmaci? Si ta bëni vetë xhelin dezinfektues në kushte shtëpie!