Përfshihet nga zjarri një pjesë e qendrës tregtare ‘Abi Center’ në Prizren

Dje është raportuar në Policinë e Kosovës se një pjesë e objektit të qendrës tregtare Abi Center në rrugën “Rifat Ukimeri” në Prizren është përfshirë nga zjarri.

Zjarrfikësit kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin.

Nga policia bëjnë me dije se nuk ka persona të lënduar nga ky incident, por vetëm dëme materiale.

Read Previous

Horoskopi ditor

Read Next

Raporti i datës 31 mars nga spitali “Isa Grezda”