Sporti olimpik i badmintonit ka nisur historinë edhe në Kosovë. Dihet se tri vite më parë është themeluar federata e badmintonit dhe nga ajo kohë e deri më sot në vendin tonë janë krijuar edhe klube. Ky sport i veçantë ka ardhur edhe në qytetin e Gjakovës. Është klubi “Vëllaznimi” i cili ka më shumë se pesë muaj që është regjistruar dhe deri më tani pjesë e tij janë bërë më shumë se 30 të sportistë të rinjë.
Në garat republikane sportistët e këtij klubi kanë zënë dy vende të dyta ndërsa në garat individuale kanë zënë tri vende të para dhe një vend të 3-të, kështu tha themeluesja e klubit, Shpresa Berisha Haxhiu.
Si çdo lojë tjetër sportive, badminton ka një numër të rregullave që zbatohen për ndeshjet profesionale. Dy ose katër atletë marrin pjesë në ndeshje. Loja shkon deri në 21 pikë, ose deri në një ndryshim prej dy pikësh. Fituesi është ai që fiton së pari dy ndeshje.Ky lloj i sportit luhet në mënyrat sigle, double, dhe double-mix. Entuziastë që janë bërë pjesë e këtij klubi janë shprehur të rinjët të cilët thanë se synimi i tyre është që në të ardhmen të bëhen sportistë të suksesshëm.
Klubi i badmintonit “Vëllaznimi” do të punojë në vazhdimësi në promovimin e këtij sporti të ri dhe angazhimin e sa më shumë talenteve të rinj në këtë sport.