Komuna dhe qytetarët apelojnë të mos abuzohet me hapësirat publike

Muret në shëtitoren e lumit Krena janë shndërruar në hapësirë për vizatime e shkrime të ndryshme. Pothuajse në secilën pjesë të shëtitores has në pamje të vrazhda për syrin, që zbehin imazhin e kësaj pjese të qytetit. Të shqetësuar për këtë çështje shprehen edhe qytetarët. Ata thonë se nuk janë kundër vizatimeve që kanë mesazh, por këto shkrime nuk kanë vend këtu pasi janë të pakuptimta.

Në Drejtorinë për Shërbime Publike në Komunën e Gjakovës na  informuan se së shpejti secila pjesë e shëtitores do të monitorohet nga kamerat.

Drejtori i shërbimeve publike, Shkumbin Kastrati, apelon që qytetarët e veçanërisht të rinjtë të mos abuzojnë me hapësirat publike.

Megjithatë përveç këtyre shkrimeve, në hapësirat e shëtitores ka edhe murale të cilat janë punuar me shumë përkushtim, shembullin e të cilave duhet ta ndjekin të rinjtë e komunës sonë.

Read Previous

Ndryshimet në lëkurë që mund të jenë shenjë e Covid

Read Next

Hoxhaj: PDK nuk e përkrah Vjosa Osmanin për presidente