Policia ka arrestuar personin e dyshuar i cili e ka sulmuar bashkëshorten e tij me mjet të mprehtë “thikë”.
Një person është plagosur me mjete të mprehta rreth ores 15:00 në parkun qëndror të qytetit në Gjakovë. Dyshohet se një burrë e ka goditur disa herë me mjet të mprehtë viktimën femër e moshës rreth 40 vjeqare e cila njëherit është edhe bashkëshortja e tij.
Pasi që i dyshuar ka ikur nga vendi i ngjarjes njësia e hetimeve e stacionit policor në Gjakovë ka marrë veprimet për arrestimin e tij. Pas kërkimit prej dy orëve kanë arritur që personin në fjalë ta gjejnë në kodren e Çabratit dhe ta arrestojnë. I dyshuari është dërguar në mbajtje dhe me rastin po merret prokuroria. Kështu ka deklaruar për TV Syri komandanti i stacionit Major, Milazim Lumi.
Arrestohet bashkëshorti i cili e theri gruan