- Spitali i përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë po vazhdon të trajtojë pacientët e infektuar me Covid 19. Bazuar në raportin e 24 orëve të fundit, të hospitalizuar janë gjithsej 91 pacientë, prej të cilëve 79 janë pozitivë, 5 negativ, dhe 7 të pakonfirmuar. Me oksigjen aktualisht po trajtohen 44 pacientë, ndërsa me respirator 1 pacient dhe 2 pacientë në CPAP maskë.
- Raporti gjithashtu sqaron se nga stafi mjekësor janë 2 mjekë Covid pozitiv, 5 infermierë, dhe 2 tjetër nga stafi mbështetës, shkruan Syri-vision.tv.
- Nga Shqipëria janë 10 pacientë që po trajtohen për Covid.
Raporti i datës 2 prill nga spitali “Isa Grezda”