Një miqësore mes klubit katalunas, FC Barcelona dhe Kombëtares së Kosovës mund të zhvillohet gjatë këtij viti.
Ashtu siç shkruan ‘KosovanFootball’, ish-kandidati për president i FC Barcelona, Luis Fernandez Ala po punon për ta bërë të mundur një miqësore të tillë gjatë muajit gusht në titullin ‘Joan Gamper’.
Kjo miqësore vjen si protestë e asaj që ndodhi në ndeshjen Spanjë – Kosovë.
Një takim futbolli që u politizua deri në pikë të fundit nga spanjollët.
Kujtojmë që Spanja kishte kërkuar që FFK-ja të shkonte në Sevilla pa flamur dhe himn shtetëror./IndeksOnline