Hapet Forumi i Biznesit Kosovë – Portugali

Në Prishtinë do të hapet Forumi i parë i Biznesit Kosovë – Portugali. Në hapje marrin pjesë ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schëarz dhe nënkryetari i Kuvendit të Portugalisë, Marcos Perestrello.

Në kuadër të këtij forumi pritet të nënshkruhet dhe një memorandum bashkëpunimi ndërmjet Odës Ekonomike të Kosovës dhe Asociacionit të Bizneseve të Minho-s. 

Ky forum konsidetohet të jetë më i madhi ekonomik me 60 kompani portugeze pjesëmarrëse të cilat do të takohen me kompanitë kosovare. Takimi B2B është një mundësi unike për bizneset portugeze dhe kosovare për të eksploruar mundësitë e bashkëpunimit dhe të zhvillimit të biznesit.

Forumi është organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës dhe ambasadën e e Kosovës në Portugali. /RTK/

Read Previous

Kurti: Viktimat e dhunës seksuale në luftë, të thyejnë heshtjen

Read Next

​Borrell rekomandon heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës