​Ky pritet të jetë formacioni i Shqipërisë kundër Kroacisë


Kombëtarja e Shqipërisë do ta luajë sot ndeshjen e dytë në Kampionatin Evropian Euro 2024.

Kuqezinjtë e Sylvinhos do të përballen me Kroacinë në stadiumin “Volksparkstadion” të Hamburgut me fillim nga ora 15:00.

Ndeshjen hapëse të Euro 2024 Shqipëria e humbi kundër kampionit aktual evropian, Italisë, nga e cila u mposht 2:1.

Në konferencën e mbrëmshme për media, Sylvinho tha se e ka të gjithë skuadrën e gatshme dhe nuk do të mungojë asnjë lojtar.

Sa i përket ndeshjes së sotme, te Kroacia do të mungojë vetëm Nikola Vlasic.

Formacionet e mundshme të dy kombëtareve i gjeni më poshtë. /KosovaPress/

Kroacia (4-3-3): Livakovic; Stanisic, Sutalo, Gvardiol, Sosa; Modric, Sucic, Kovacic; Majer, Budimir, Kramaric

Shqipëria (4-2-3-1): Strakosha; Hysaj, Ismajli, Djimsiti, Mitaj; Asllani, Ramadani; Laci, Bajrami, Asani; Broja

Read Previous

Bislimi: Masat i shkaktuan dëm Kosovës, por ia vlejti, veriu sot është si nata me ditë

Read Next

NJË JETË NË NJË ORË: Haxhi Sejdiu