Punimet për finalizimin e rrugës “Nënë Tereza”në Gjakovë janë duke vazhduar. Mirepo, pavarësisht kësaj dy nga qytetarët po shprehen të pakënaqur me këto punime, të cilat po i konsiderojnë si të panevojshme.
Një tjetër qytetar thotë që në këtë rrugë ndodh të ketë makina të parkuara të familjarëve në këtë lagje por ai mendon se duhet të ndërhyjë komuna në këto lloj situatash.
Për të marrë një informacion më të detajuar ne u drejtuam edhe në kuvendin komunal, përkatësisht ne zyrën e sektorit për komunikacion,udhëheqës i së cilës është Lekë Sina. Ai pëmes kontaktit elektronik na ka thënë se Unë mund të përgjigjem vetëm për projektin pasi që kam qenë pjesë në fazën e parë projektuese. Projekti i rrugës ,,Nënë Tereza”është projektuar që të ketë 3 shirita për qarkullim 1 s për qarkullimin e automjeteve në drejtim jug-veri,ndërsa 2 shirita për qarkullim të automjeteve në drejtim të kundërt. Se kur do të përfundojnë punimet në këtë rrugë nuk jam në dijeni pasi që nuk jam pjesë e këtij projekti në fazën e ekzekutimit, ka thënë Sina. Ne kemi pyetur edhe kryetarin e Gjakovës, Ardian Gjini rreth këtij pojekti i cili ka treguar detaje të punimeve dhe si do të shkojë dinamika e punimeve.
Ishte ky një projekt për zgjerimin e rrugës kryesore të kësaj komune .Aktualisht, rruga “Nënë Tereza” është me dy korsi dhe me një drejtim qarkullimi, ndërsa sipas planit të Komunës së Gjakovës, ajo do të bëhet me tri korsi si dhe makinat do të mund të lëvizin në dy drejtimet. Ata që kundërshtuan këtë projekt thonë se me zgjerimin e rrugës zvogëlohet hapësira për këmbësorë.