Shqipëri-Spanjë i besohet gjyqtarit suedez

UEFA ka caktuar një gjyqtar suedez për të ndarë drejtësinë në ndeshjen Shqipëri-Spanjë, sfida e fundit në Grupin B të Euro 2024.

Skuadra kuqezi e drejtuar nga Sylvinho do të përballet të hënën në mbrëmje (në orën 21:00) me spanjollët, të cilët tashmë janë kualifikuar. Shqipëria hyn në këtë ndeshje me ëndrrën dhe besimin për të arritur një fitore që do të ishte historike për të gjithë shqiptarët. Një fitore e tillë do të siguronte kualifikimin e Shqipërisë në fazën e 16 skuadrave më të mira në Gjermani 2024.

Glenn Nyberg është përzgjedhur si gjyqtari kryesor për duelin që do të zhvillohet në “Merkur Spiel-Arena” të Dusseldorfit./rtklive

Read Previous

​Sulmi në Banjska, zv.ministri Qorrolli kritikon Prokurorinë Speciale për vonesa në ngritjen e aktakuzave

Read Next

Kosova me dy medalje të reja në xhudo