Trajneri i Spanjës tha se kundër Shqipërisë do të luajnë me lojtarët rezervë

Futbollisti Nedim Bajrami ka komentuar deklaratën e trajnerit të Spanjës, Luis de la Funte, i cili ka thënë se në ndeshjen ndaj Shqipërisë do të luajë me ekip të dytë.

I pyetur se si është pritur te ekipi brenda kjo deklaratë, Bajrami është përgjigjur: “Besoj që jemi duke luajtur në Evropian me skuadra të forta dhe për mua s’ka ekip të parë, të dytë ose të tretë. Të gjithë lojtarët kanë kualitet.

Ndryshe, Shqipëria do të synojë që të bëjë historinë të hënën në mbrëmje ndaj Spanjës, teksa një fitore e mundshme do të na siguronte kualifikimin.

Takimi do të zhvillohet me fillim nga ora 21:00 në Dusseldorf./Klankosova.tv

Read Previous

Mbi 900 maturantë të Gjakovës i’u nënshtruan sot testit të maturës

Read Next

Tre të zhdukur nga përmbytjet në Zvicër