Barcelona ka një plan B për sulmin, por kushton shtrenjtë: Tottenham nuk do ta shesë Kane për më pak se 100 milionë euro

Një qendër sulmues është në krye të listës së përparësive te Barcelona për sezonin e ardhshëm pasi nuk po arrin t’i zëvendësojë golat e Luis Suarez që prej nga transferimit të tij në Atletico Madrid.

Erling Haaland i Borussia Dortmund është objektivi i tyre numër një për momentin, por klubi e di që sigurimi i nënshkrimit të tij nuk do të jetë i lehtë me çmimin e tij astronomik dhe faktin që shumë klube të mëdha në Evropë po e ndjekin.

Thuhet se çmimi i tij prej 150 milionë euro që kërkohen për Haaland nga klubi gjerman, Barcelona ka përpiluar një listë të alternativave nëse nuk mund ta marrin norvegjezin.

Aty në listë është i përfshirë edhe sulmuesi i Tottenhamit, Harry Kane.

Nuk do të jetë e lehtë për të blihet sulmuesi Harry Kane, pasi fillimisht Spurs nuk duan të shesin.

Fillimisht ata nuk do të pranojnë më pak se 100 milionë euro për yllin e tyre.

Sulmuesi i Anglisë gjithashtu fiton 12 milionë euro në vit dhe i kanë mbetur edhe tre vjet në kontratën e tij.

Dy lojtarë të tjerë që janë lidhur me klubin nga “Camp Nou” janë: Memphis Depay dhe Sergio Aguero.

Ronald Koeman është i etur që të sjell Depayin dhe klubi ishte shumë afër nënshkrimit të tij verën e kaluar, por mbesin ende të interesuar fort për sulmuesin e Lyonit.

Read Previous

Dalin pamjet tronditëse të përleshjes së Neymarit dhe Djalon pas ndeshjes PSG-Lille

Read Next

Ndryshimet në sy mund të tregojnë dy sëmundje të rrezikshme: Nëse i vëreni ato, këshillohuni menjëherë me një mjek!