Reshitaj tregon pse mori pjesë në seancën për presidentin

Deputetja e AAK-së , Albena Reshitaj, e cila ishte e vetmaj nga kjo parti që mori pjesë në seancën për zgjedhjen e presidentit, ka thënë se ka pasur disa arsyes pse ka marrë pjesë në seancë raporton Ekonomia Online.

Arsyeja e qëndrimit tim në sallë është se nuk kam mund të lejoj që e ardhmja e funksionalizimit të institucioneve tona me u var me u blloku prej Listës Serbe .E dyta meqenëse kemi rekord të vdekjeve është më e pakta që qytetarëve t’iu duhet të dalin në zgjedhje”, tha ajo

Ajo ka mohuar se do të largohet nga AAK-ja, por ka thënë se gjërat i sheh më ndryshe.

“Nuk funksionoj me logjikën e favoreve,por po jap shembullin se si duhet të veproj një deputet përtej inateve politike por në interes të qytetarëve”, tha ajo./KosovaPress

Read Previous

​Cakolli: Kosova rrezikon të futet në terr kushtetues

Read Next

Kusari-Lila fajëson “treshen” e LDK-së për dështimin e zgjedhjes së presidentit