Mimoza Kusari-Lila, u.d e kryetares së Grupit Parlamentar të VV-së, ka kritikuar, Avdullah Hotin, Agim Veliun, e Driton Selmanaj për mos votim në seancën e presidentit.
Kusari Lila, ka thënë se ata vepruan në kundërshtim me vendimin e partisë.
“Nga LDK ishin 15 deputetë nga të cilët morën pjesë 12 dhe në rast se nuk kemi votimin i bije që do të shkojmë në zgjedhje sepse Hoti, Veliu e Selmanaj refuzuan të marrin pjesë në votim. Sjelljet e tyre janë në kundërshtim me deklaratat e tyre dhe vendimet e subjektit të tyre”, tha ajo.
Kusari-Lila u tha se nuk i di arsyet edhe të disa deputetëve që kanë munguar./Ekonomiaonline