Një çift nga Koreja e Jugut gabimisht kishin pikturuar mbi një vepër arti që kap vlerën e gjysmë milioni dollarë, siç edhe mund të shihet në videon e publikuar më poshtë.
“Ata kishin menduar se u lejohet ta bëjnë atë si pjesëmarrës në art dhe bënë një gabim të madh”, ka thënë Kang Wook, kreu i qendrës tregtare ku është mbajtur ekspozita në Seul.
Bëhet fjalë për një pikturë me përmasa 95/275 inç, mbi të cilën filluan të pikturojnë çifti. Piktura është vepër e John Andrew Perello dhe që kap vlerën e 500 mijë dollarëve.
Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur dyshja marrin brushat dhe fillojnë të pikturojnë mbi veprën e shtrenjtë të artit, e si rezultat i kësaj autoritetet kompetente nuk ngritën padi ndaj dyshes duke pranuar se ishte thjesht një gabim. /Telegrafi/
blob:https://players.brightcove.net/68f3ced0-37f4-47f9-9c0b-457d13f2d884