Vdekje e dyshimtë në Gjilan

Një person është gjetur i vdekur të shtunën në Gjilan.

Policia e Kosovës kanë njoftuar se një burrë është gjetur pa shenja jete. Vdekja e tij po konsiderohet e dyshimtë.

Trupi i pajetë i tij është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse, ku ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin 24 orësh të Policisë së Kosovës. 

Read Previous

Një burrë rrahë dy vajzat e tij në Pejë

Read Next

Kërkohet rishikimi i Programit për Rimëkëmbje Ekonomike