Çitaku: Hera dytë brenda 13 vitesh që zgjedhim një grua në krye të shtetit, është shenjë emancipimi

Ish-ambasadorja e Kosovës e ka uruar Vjosa Osmanin, për zgjedhjen në postin e presidentit.

Çitaku tha Kosova për herën e dytë e ka zgjedhur një grua në krye të shtetit.

Ajo tha se duhet të eliminohen polarizimet e rrezikshme.

“Kuvendi i Republikës së Kosovës zgjodhi zonjën Vjosa Osmani Sadriu Presidente të Republikës. Si qytetare e Kosovës, i uroj Presidentes së posazgjedhur Znj. Vjosa Osmani sukses dhe mbarësi! Si demokraci e re, fakti që për herë të dytë brenda 13 vitesh zgjedhim një grua në krye të shtetit duhet parë si shenjë emancipimi”.

“E tash, Kosova ka para vetes shumë sfida të cilat kërkojnë koncensus, bashkërendim dhe maturi. Është momenti i fundit që të eliminojmë polarizimet e rrezikshme dhe urrejtjen patologjike e cila tash e shumë vite dominon në skenën tonë politike!”.

Ju priftë e mbara!
P.S. portale të dashura, nuk po i vardisem askujt 😄 as nuk po aderoj askund.

Read Previous

Abbott: Ky është sukses për demokracinë në Kosovë

Read Next

Nuk ndalojnë aderimet, nesër edhe një deputete e PDK-së kalon në LV