Nuk ndalojnë aderimet, nesër edhe një deputete e PDK-së kalon në LV

Gjatë ditës së nesërme, deputetja e PDK-së, Ariana Shoshi – Musliu, do të kalojë në Grup Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.

Siç merr vesh Gazeta Blic, ky kalim i deputetes së PDK-së në Lëvizjen Vetëvendosje, do të ndodhë për shkak të paknaqësive të Ariana Musliu – Shoshi, me Partinë Demokratike të Kosovës.

Zyrtarizimi i saj në Lëvizjen Vetëvendosje pritet të bëhet këtë të hënë.

Në anën tjetër, edhe një deputete e PDK-së ka kaluar sot në Lëvizjen Vetëvendosje.

Adelina Grainca, ka marrë pjesë në votimin e Vjosa Osmanit presidente, teksa kryeministri Albin Kurti, e ka prezantuar edhe si zyrtarisht si anëtare të re të Lëvizjes Vetëvendosje.

Kurse, deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj, është duke u përmendur si e aderuara e radhës në partinë e Albin Kurtit.

Read Previous

Çitaku: Hera dytë brenda 13 vitesh që zgjedhim një grua në krye të shtetit, është shenjë emancipimi

Read Next

Liderët e partive shqiptare në Maqedoni urojnë Osmanin për zgjedhje të Presidentes së Kosovës