Tërmet në Shqipëri

Shqipëria është zgjuar mëngjesin e sotëm me lëkundje toke.

Mësohet se lëkundja është ndjerë në disa qytete, përfshirë Tiranën dhe Durrësin, dhe sipas institutit të sizmiologjisë, ato janë regjistruar rreth orës 06:39 minuta, ndërsa thellësia ka qenë vetëm dy kilometër.

Sipas raportimeve të deri tanishme, lëkundja ka si epiqendër zonën e Thumanës, 24 kilometër në veriperëndim të Tiranës.

Magnituda e tërmetit është 3.5 e shkallës Rihter, por për shkak të epiqendrës në afërsi të sipërfaqes, lëkundjet kanë qenë të fuqishme duke bërë që të ndihen në të gjitha ndërtesat, sidomos në Tiranë.

Ende nuk ka informacione për dëmtime në infrastrukturë./Gazeta Sinjali

Read Previous

Policia arrestoi tifozin agresive, që fyu dhe shau gjyqtarët në ndeshjen Ballkani – Prishtina

Read Next

Nëntë raste të dhunës në familje për 24 orë