Argjentina ka arritur të fitojë edhe ndeshjen e dytë në fazën e grupeve të Kupës së Amerikës duke mundur minimalisht 1-0 Kilin, falë një goli të vonë nga Lautaro Martinez.
Kili dhe Argjentina u takuan në “MetLife Stadium”, ku të pranishëm ishin mbi 81 mijë spektatore.
Ndonëse ekipi i Lionel Scaloni-t ishte më kërkues dhe dominues në fushë, Kili u mbrojt mirë deri pak para fundit të ndeshjes.
Do të mjaftonte një gol nga Lautaro Martinez në minutën e 88-të që Argjentina të dilte me tri pikët nga ky takim dhe të siguronte kualifikimin në raundin tjetër të Kupës së Amerikës.
Kapiteni i Inter-it, Martinez, aktualisht udhëheq listën e golashënuesve me dy gola.
Notat e lojtarëve
Situata në Grupin A
Në këtë grup, u luajt edhe takimi mes Perusë dhe Kanadasë, i përfunduar me fitoren minimale 0-1 të kanadezëve me golin e Jonathan David.
Me 6 pikë pas dy ndeshjeve të para, Argjentina qëndron në krye. Kanadaja vjen e dyta me 3 pikë. Dhe, me nga një pikë janë Kili dhe Peruja.
Ndeshjet e raundit të tretë në këtë grup janë: Argjentinë – Peru dhe Kanada – Kili. Takimet zhvillohen më 30 qershor, duke filluar nga ora 02:00. /Albanianpost.com