Skuadra e Llapit ka arritur një tore të madhe në udhëtim ndaj Prishtinës.
Në ndeshjen e parë gjysmënale të Kupës së Kosovës në futboll, Llapi triumfoi
ndaj Prishtinës me rezultatin 2-3 në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Ahmed Januzi realizoi dy gola, ndërsa një e shënoi Kushtrim Shabani, kurse
për Prishtinën golat i shënuan, Albin Prapashtica dhe Mërgim Pefqeli.
Ndeshja e kthimit mes Prishtinës dhe Llapit zhvillohet në stadiumin “Zahir
Pajaziti” me 21 prill.
Në takimin tjetër në stadiumin “Demush Mavraj”, Dukagjini ka triumfuar ndaj
Istogut me rezultatin 1-2.
Altin Merlaku dhe Abedin Merkalu shënuan për ekipin e Armend Dallkut, kurse
Ragip Mazrekaj realizoi për Istogun./GazetaBlic/