Ernest Muçi mund të largohet nga Besiktas

Ernest Muçi u dallua mjaft në sezonin 2023-2024 ku gjithsej shënoi 13 gola (Besiktas dhe Legia) dhe kartoni i tij ka qenë i kërkuar në treg që në janar të këtij viti.

Përfundimisht, atë e siguroi Beshiktashi, pasi i pagoi Legias së Varshavës plot 10 milionë euro, më shumë sesa vlera hipotetike e kartonit e dhënë nga “transfermarkt”.

Gjithsesi, edhe klubi i Superligës turke jeton në një realitet ku gjithçka është në lëvizje, dhe drejtuesit e tij po bëjnë plane edhe me Muçin në ekip, edhe me një transferim të mundshëm të futbollistit të kombëtares shqiptare.

Presidenti Hasan Arat dhe zëvendësi I tij Hyseijn Juçel, kanë informuar se Muçi është i kërkuar, se ka klube të interesuar për të, ndonëse ende nuk është bërë ndonjë ofertë zyrtare.

Në rast largimi të 23-vjeçarit, drejtuesit e Beshiktashit synojnë sulmuesin Anderson Taliska që luan në Arabinë Saudite.

Muçi shënoi 3 gola në 13 ndeshje në Superligën turke, të cilave u shtoi edhe një gol në Kupën e Turqisë, të cilën Beshiktashi e fitoi.

Natyrisht, klubi nga Stambolli e mori pas shkëlqimit me Legian e Varshavës, për të cilën shënoi 9 gola në Superligën e Polonisë dhe në Ligën e Konferencës në Europës. /abcnews.al

Read Previous

Veturat e grupit të Milan Radoiçiqit tani në përdorim nga Policia e Kosovës

Read Next

Turizmi masiv në Spanjë, Barcelona do të rrisë taksën turistike