Kylian Mbappe, protagonisti i sfidës mes PSG-së dhe Bayern Munich, e ka
komentuar me këto fjalë fitoren e marrë mbrëmjen e sotme në çerekfinalen e parë
të Champions League:
“Ka qenë një ndeshje e vështirë kundër skuadrës më të mirë të Europës. Ka qenë e
vështirë, por është vetëm ndeshja e parë, duhet të kemi besim, por jo shumë, dhe
të luajmë siç kemi bërë sot”, ka thënë Mbappe.
“Kam shumë presion, por ky është futbolli, duhet të kesh presion në fushë dhe kjo
është ajo për të cilën kam nevojë. Falë shokëve të mi kam shënuar dy gola dhe dua
të vazhdoj kështu dhe të ruaj këtë mentalitet sepse mendoj se është i rëndësishëm”.