Brooklyn Nets kanë vazhduar me fitore në elitën e basketbollit amerikan NBA.
Njëra nga skuadrat pretendente për titullin e kampionit janë Nets, të cilët në radhët e veta kanë yje si Kevin Durant, Kyrie Irving, James Harden,Blake Griffin apo LaMarcus Aldridge.
Durant është rikthyer nga lëndimi i gjatë dhe ka luajtur 18 minuta në fitoren e thellë të Nets përballë New Orleans Pelicans me rezultat 139:111.
Nga fillimi i ndeshjes Nets ishin më të mirë, derisa fitorja e tyre nuk u diskutua në asnjë moment nga mysafirët.
Fundori amerikan Kyrie Irving ishte më efikasi në këtë takim me 24 pikë, dy kërcime e gjashtë asistime.
Me lojë të mirë u dallua edhe LaMarcus Aldridge që shtoi 22 pikë, derisa Kevin Durant e mbylli ndeshjen me 17 pikë, shtatë kërcime e pesë asistime.
Tek mysafirët më efikasi ishte Eric Bledsoe me 26 pikë, por që nuk i mjaftuan Pelicans për të marrë fitore. /Telegrafi/