Arrestohet personi që i grabiti stoli ari një gruaje në Gjakovë

Një grua ka raportuar se tre persona e kishin sulmuar dhe i kanë grabitur tri unaza prej ari dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

Në raportin e policisë thuhet se ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 16:10, në Gjakovë.

Siç thuhet në raport, viktima ka pranuar trajtim mjekësor.

Ndërkaq, sipas raportit njësia policore ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se tre persona të panjohur e kishin sulmuar dhe i kanë grabitur tri unaza, prej ari dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor. Njësia policore ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin mashkull Kosovar. Nga i dyshuari janë sekuestruar dy unaza të arit. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Read Previous

LG do të vazhdojë prodhimin edhe për tri vite të tjera

Read Next

Trashëgimia e Princeshës Diana edhe në një realizim muzikal