11 fitore rresht, Inter i pakapshëm

Interi po marshon drejt titullit.

Lideri aktual i Serie A-së, e mposhti edhe Sassuolon (2-1) dhe serinë e fitore e ngriti në 11 fitore rresht në Serie A.

Romelu Lukaku shkëlqeu edhe në këtë ndeshje. Ai së pari shënoi në minutën e 10’, e më pas asistoi te Lautaro Martinez në minutën e 67’.

Për Sassuolon shënoi Hamed Traore në minutën e 85’.

Interi me 71 pikë gjendet në krye të Ligës me 11 pikë më shumë se Milani në pozitën e dytë.

Read Previous

Presidentja e re, Vjosa Osmani pranon urime për detyrën e re, në gatishmëri për të mbështetur Kosovën

Read Next

Pse në mëngjes peshojmë më pak se në mbrëmje