Kampioni aktual i Serie A-së, Juventus, e mposhti Napolin me rezultat 2-1 në ndeshjen e mbetur të xhiros së 3.
Cristiano Ronaldo 13’ dhe Paulo Dybala 73’ ishin golashënuesit te Juve, kurse te Napoli shënoi Lorenzo Insigne në minutën e 90’ nga penalltia.
Amir Rrahmani dhe Elseid Hysaj ishin startues në këtë ndeshje. Rrahmani luajti 90 minuta dhe u ndëshkua me karton të verdhë në këtë ndeshje.
Napoli pas 4 fitoreve rresht në Seria u njoftua me humbje dhe me 56 pikë gjendet në pozitën e pestë, kurse Juventusi me 59 pikë gjendet në pozitën e tretë.