Kjo është gjendja në pikat kufitare me Kosovën

Mërgimtarët që kanë filluar të vijnë në Kosovë për të kaluar pushimet, po presin nëpër kufi.

Në përditësimin e fundit Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se pritjet për të hyrë përmes Dheut të Bardhë në këtë mëngjes janë 20-25 minuta, ndërsa daljet 3 deri në 5 minuta.

Ndërsa, te pika kufitare Kullë pritjet për të hyrë në Kosovë janë 10-20 minuta, po ashtu pritje deri në 15 minuta ka edhe në dalje.

Pritje 15 minutshe ka edhe në Vërmicë. Deri në 10 minuta po presin edhe udhëtarët nëpër pikat tjera kufitare./Botasot/

Read Previous

IPK raporton për keqpërdorime të hetuesve policor në Prizren e Gjakovë

Read Next

Analisti Elezaj jep 5 arsye pse rasti i Faton Hajrizit është “inskenim” nga Serbia