Ushtarët ukrainas largojnë flamurin rus nga ndërtesa në Kursk

Të tjera pamje janë publikuar nga brenda Rusisë.

Në klipin e fundit, shihen dy ushtarë të veshur me uniformë ukrainase në Sverdlikovo, një fshat në rajonin e Kurskut.

Dyshja shihen duke larguar flamurin rus nga ndërtesa e këshillit të fshatit, në ditët e para të përparimit në Kursk, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.

Ndryshe, së fundmi forcat ukrainase kanë hyrë edhe në Belgorod të Rusisë.

Bëhet e ditur se më parë trupat hynë në kufirin në rajonin e Kurskut, ku ende po zhvillohen luftime.

Në një video të publikuar në rrjete sociale, shihen pesë ushtarë ukrainas që qëndrojnë jashtë një ndërtese, ndërsa njëri dëgjohet të thotë: “Ju uroj shëndet, batalioni 252 është në fshatin Poroz, Rajoni i Belgorodit. Lavdi Ukrainës”. /Telegrafi/

Read Previous

Australia akuzon vendet mike për ndërhyrje nga jashtë

Read Next

Është publikuar lista e qyteteve “më të zgjuara” në Europë