Hapet platforma, këtu mund të aplikoni për subvencionim e teksteve shkollore

Sot (e mërkurë) në platformën e-Kosova është publikuar linku në të cilin prindërit mund të aplikojnë për subvencionim të teksteve shkollore për fëmijët nga klasa 1-5 dhe 6-9.

Ky është linku që është publikuar në platformën e-Kosova për aplikim për subvencionim të teksteve shkollore.

Ndryshe edhe sivjet nxënësit do të furnizohen me librat shkollor nëpërmjet subvencionimit nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, dje ka njoftuar se për nxënësit nga klasa e parë deri në të pestën vlen shuma prej 80 euro. Ndërkaq nga klasa e gjashtë deri në të nëntën do të subvencionohen deri në 110 euro. /RTK/

https://ekosova.rks-gov.net/Service/5?fbclid=IwY2xjawEpdu9leHRuA2FlbQIxMAABHchjW7GygevyQiFhDaeJDIPbZY6f2eIFifpjE9qFvz88f7mF8-k–CS4jg_aem_bgtIiR7EVR09ptgFAwWWBg

Read Previous

Garat nga Ura e Fshajtë do të mbahen më 18 gusht

Read Next

Qeveria së shpejti me subvencione për efiçiencë të energjisë