Një zyrtar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë theksoi të martën se mpox, pavarësisht nëse është lloji i ri apo i vjetër, nuk është COVID i ri, pasi autoritetet dinë të kontrollojnë përhapjen e tij.
“Ne mund dhe duhet ta trajtojmë mpox-in së bashku,” tha Hans Kluge, drejtor rajonal i OBSH-së për Evropën, në një konferencë për media.
“Pra, a do të zgjedhim të vendosim sistemet për të kontrolluar dhe eliminuar mpox globalisht? Apo do të hyjmë në një cikël tjetër paniku dhe neglizhence? Mënyra se si do të përgjigjemi tani dhe në vitet në vijim do të jetë një provë kritike për Evropën dhe botën. “shtoi ai./reuters/