Gjakova, Rahoveci dhe fshatrat e Lumbardhit kanë mbetur pa furnizim me ujë të pijes. Kjo ka ndodhur për shkak të një defekti të ndodhur sot me gypin kryesor furnizues të ujit në fshatin Qerim të komunës së Gjakovës. Nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit Gjakova thanë se janë duke punuar për ta sanuar këtë defekt.
|Kronikë| Defekti në Qerim sjell ndërprerje të ujit të pijes në Gjakovë, Rahovec dhe Lumbardh