Chelsea optimist për transferimin e Romelu Lukakut te Napoli

Chelsea në optimizëm se një marrëveshje për shitjen e Romelu Lukakut te Napoli mund të arrihet këtë fundjavë.

Drejtori i Napolit, Giovanni Manna, ndodhet në Londër për të arritur një marrëveshje për belgun, i cili iu bashkua Chelseat për 97.5 milionë funte në vitin 2021.

Chelsea dëshiron një shitje të përhershme duke vendosur një klauzolë prej 37.8 milionë funte në kontratën e tij përpara se të bashkohej me Romën si huazim vitin e kaluar.

Napoli tashmë ka pasur oferta më të ulëta të refuzuara, por të dy klubet po mbajnë bisedime pozitive dhe një kompromis është afër arritjes./theathletic/

Read Previous

Flamuri ukrainas 30 metra i gjatë u shpalos para Komisionit Evropian

Read Next

Xhaka me një silur të lëshuar dhe një fund për zemra të forta i dhurojnë fitoren Leverkusen