​Porositi marihuanë me postë, arrestohet në Aeroportin e Prishtinës

Policia e Kosovës ka pranuar njoftimin nga dogana se në Aeroportin e Prishtinës përmes postës kanë pranuar një pako me substancë narkotike.

Njësia policore i është përgjigjur rastit dhe pas hapjes së pakos nga zyrtarët doganorë ka rezultuar se në të gjendeshin 1782 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Pas identifikimit të personit të dyshuar mashkull kosovar, në emër të cilit ka ardhur posta, i njëjti është arrestuar ndërsa gjatë kontrollit në lokalin e të dyshuarit janë gjetur edhe 117 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë, një peshore digjitale, disa pako për përgatitje të paketimit të narkotikëve një thikë etj.

Në konsultim me prokurorin i dyshuari është dërguar në mbajtje./KP/

Read Previous

Zbulimet arkeologjike në Kosovë

Read Next

Një i vdekur dhe tre të lënduar në një aksident në Komoran