Presidentja Osmani uron Ukrainën për Ditën e Pavarësisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar sot qytetarët dhe presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, për Ditën e Pavarësisë së Ukrainës.

Ajo theksoi se ukrainasit, në luftën me Rusinë, i treguan botës forcë të jashtëzakonshme dhe vendosmëri të palëkundur.

Osmani tha se Kosova ka qëndruar pranë Ukrainës dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë duke e mbrojtur kombin e saj dhe duke u përpjekur për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme.

“Urimet tona më të ngrohta për Presidentin Zelenskiy dhe popullin e Ukrainës në Ditën e Pavarësisë. Përballë luftës së paprovokuar, ukrainasit i kanë treguar botës një qëndrueshmëri të jashtëzakonshme, forcë dhe vendosmëri të palëkundur. Kosova ka qëndruar pranë jush dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë ndërsa mbroni kombi juaj dhe përpiquni për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme “Lavdi Ukrainës” ka shkruar në rrjetin social “X”.

Read Previous

ASK: Dy mijë qytetarë rrezikojnë të gjobiten se refuzuan regjistrimin

Read Next

Më 1980, “Sunday Observer” botonte shkrimin “E drejta për të folur shqip”