SHBA: Izraeli ende në rrezik nga një sulm i mundshëm nga Irani

Shtetet e Bashkuara thanë të hënën se Izraeli vazhdon të jetë i rrezikuar nga një sulmi i mundshëm nga Irani dhe bashkëpunëtorët e tij.

Kjo pasi organizata Hezbollah në Liban lëshoi qindra raketa dhe dronë drejt Izraelit gjatë fundjavës, si kundërpërgjigje për vrasjen e një komandanti të lartë të Hezbollahut.

“Do të vija në dukje disa nga komentet publike që janë bërë nga udhëheqësit iranianë dhe të tjerë… Vazhdojmë të vlerësojmë se ekziston një rrezik sulmi dhe ne … mbetemi të vendosur për të qenë në gjendje të mbështesim Forcat Mbrojtëse të Izraelit, si dhe për të mbrojtur forcat tona nëse ato sulmohen”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Pentagonit, gjeneralmajor Pat Ryder.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi i tha homologut të tij italian se përgjigja e Iranit ndaj vrasjes së shefit politik të Hamasit në Teheran muajin e kaluar “do të jetë e pashmangshme, e saktë dhe e mirëllogaritur”.

Irani ka fajësuar Izraelin për vrasjen e liderit politik të Hamasit, Ismail Haniyeh, ndërsa Izraeli nuk e ka konfirmuar dhe as mohuar përfshirjen./Sinjali/

Read Previous

Pse shkalla e punësimit të grave në Kosovë është aq e ulët?

Read Next

​Moti sot në Kosovë